Leo Messi me mikun e tij Sergio Busquets në krah, po përgatiten për debutimin në fushë me fanellën e Inter Miami. E gjithë tifozeria e klubit të David Beckham është e emocionuar pasi në skuadrën e tyre do të shohin dy yje të futbollit botërorë të debutojnë.
Siç raportohet, mbrëmjen e së premtes më datë 21 korrik, argjentinasi do të mund të përballet me Cruz Azul, në Kupën e Unifikuar të Ligës së SHBA-së dhe Meksikës.
Megjithatë, Tata Martino nuk e ka sqaruar nëse do të debutojnë apo do të luajnë disa minuta.
“Nga ajo që kam parë deri më tani, ata janë në gjendje të luajnë dhe është e mundur që të premten të jenë atje”, tha Martino për “ESPN”. “Ne do të duhet ta marrim atë vendim nesër, por ashtu siç e shoh unë, Messi dhe Busquets mund të luajnë.”/ h.ll/abcnews.al