Gjithçka është bërë gati tani për ardhjen e Christian Pulisic te Mialn.
Kuqezinjtë dhe Chelsea po rregullojnë detajet e fundit dhe më pas lojtari do të zbarkojë në Milanello për testet mjekësore, të cilat priten nga mesi i javës.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milan ka gjetur akordin me blutë e Londrës për shifrat e 20 milionë euro plus bonuese. Futbollisti nuk do të zërë vend për shtetasit jashtë BE-së, pasi ka pasapoortë kroate.
Ky do të jetë një transferim i bujshëm i Milanit dhe Pioli do të ketë shumë shpejtë nën mbikqyrje lojtarin e talentuar amerikan./h.ll/abcnews.al