Numër i ulët pacientësh, mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë

schedule13:44 - 18 Prill, 2021

schedule 13:44 - 18 Prill, 2021

Është boshatisur spitali Covid 3. Gazetarja e ABC, Ema Shazivari raporton se shkak është bërë numri i ulët i pacientëve.

Vetëm në 24 orët e fundit në këtë spital numëroheshin 20 pacientë. Këta të fundit po transferohen nga personeli mjekësor në dy spitalet e tjera që shërbejnë për pacientët e infektuar me koronavirus.

Ndërkohë në Spitalin Infektiv raportohet se deri më tani janë 60 pacientë të shtruar./abcnews.al/