Numër i lartë të infektuarish me Covid, Nju Jorku vendos kufizime të reja

schedule14:44 - 12 Nëntor, 2020

schedule 14:44 - 12 Nëntor, 2020

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid në vend, Nju Jorku ka prezantuar kufizime të reja.

Guvernatori Andrew Cuomo ka njoftuar se baret, restorantet, dhe palestrat duhet të mbyllen në orën 10:00 të mbrëmjes dhe grupet mund të krijohen deri në 10 persona.

“Ne po shohim një rritje globale të rasteve me koronavirus dhe Nju Jorku është anije në baticën e COVID-it. Ne po përballemi me rekorde në shtetin tonë. Situata është duke u përkeqësuar shumë, shumë çdo ditë”, është shprehur ai.

Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio, i ka përshkruar masat e reja si “mundësinë e fundit” për të ndaluar valën e dytë.

Masat e reja hyrjnë në fuqi më 13 nëntor. Nju Jorku ka qenë epiqendër e pandemisë së koronavirus në pranverë me gati 1,000 viktima në ditë, në fillim të muajit prill.

Kufizimet e reja në Nju Jork vijnë teksa shtetet tjera janë duke u bërë thirrje njerëzve që ta trajtojnë me seriozitet përhapjen e koronavirusit, sidomos tani kur po afrohet Festa e Falënderimeve dhe ajo e Krishtlindjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!