Nuk zgjoheni dot pa alarm? Mjeku shpjegon se sa e dëmshme është për shëndetin

schedule07:14 - 25 Prill, 2022

schedule 07:14 - 25 Prill, 2022

Vendosja e rregullt e alarmit për zgjim mund të jetë rrezik për shëndetin, paralajmëron mjeku i specializuar për çrregullimet e gjumit, Aleksandër Kalinkin. Zgjimi me ndihmën e një alarmi për shumë njerëz duket se është një fillim krejtësisht i natyrshëm i ditës, por mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve të rënda.

“Në disa situata, siç është një udhëtim i planifikuar, alarmi mund të përdoret në përputhje me situatën. Por, nëse njeriu e bën vazhdimisht, pasoja është privimi kronik i gjumit, pra pagjumësia kronike”, tha mjeku. Ai vuri në dukje se mungesa e gjumit mund të jetë shkas për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme.

“Nëse kohëzgjatja e gjumit zvogëlohet fjalë për fjalë për një orë në krahasim me normën, e cila për shumicën e njerëzve është nga shtatë në nëntë orë, kjo sjell një ndryshim në mënyrën se si ndihet një person, dëmtim të cilësisë së jetës, përgjumje, dëmtim të aktivitetit shoqëror, si dhe shtyrja dhe vonesa e detyrimeve.

Madje ka një ndryshim në aktivitetin e gjenomit njerëzor, dhe jo për mirë. Domethënë është një shkas për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, çrregullimeve endokrine dhe rënies së imunitetit“, shpjegoi doktori. /abcnews.al