FIFA ka mbajtur mbrëmë ceremoninë e ndarjeve të çmimeve për vitin 2021.
Në këtë ceremoni është zgjedhur edhe formacioni më i mirë i vitit 2021, një formacion i mbushur me yje, por në këtë 11-tëshe mungonte, lojtari francez i Real Madrid.
Karim Benzema pa që nuk kishte vend tek më të mirët, ku para tij janë zgjedhur Lewandowski, Messi, Ronaldo dhe Haaland.
Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga menaxheri i lojtarit, Karim Djaziri, i cili ka kritikuar hapur në Twitter FIFA-n.
“Përjashtimi i Benzema nga formacioni më i mirë i vitit është një mungesë respekti ndaj futbollit. Megjithatë, e dimë se FIFA shqetësohet gjithmonë e më pak për futbollin dhe po e bën prej kohësh tashmë”, ka shkruar menaxheri i Benzema.
Ne pas mettre @Benzema dans le onze de l’année est un manque de respect au football mais on sait que le foot c’est le cadet des soucis de la FIFA et ça depuis un bon moment! pic.twitter.com/OJnJmOzA2g
— Karim Djaziri (@KDjaziri) January 17, 2022
/f.a/abcnews.al