“Nuk vlen shumë mosha, Milani ka nevojë për pikë. Ibra? Drejtuesit të mos nxitohen”

schedule15:49 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 15:49 - 17 Dhjetor, 2019

Mauro Tassoti po zhvillon një punë fantastike bashkë me Andriy Shevchenko te kombëtarja e Ukrainës. Italiani është ndihmës i ish-sulmuesit të madh dhe të dy ia kanë dalë të kualifikojnë kombëtaren e Ukrainës në Euro 2020.

Në një prononcim për Milannews.it, 59-vjeçari ka një këshillë për kuqezinjtë. Tassoti mendon se Milani duhet të përforcohet me lojtarë me eksperiencë, sidomos në mesfushë dhe mbrojtje.

Tassoti dhe Shevchenko në stolin e Ukrainës

Mendoj se të kesh disa lojtarë me eksperiencë në mesin e fushës dhe mbrojtje, është diçka shumë e mirë për lojtarët e rinj të Milanit. Gjithsesi, në fund vlejnë rezultatet dhe jo fakti nëse ke lojtarë të rinj apo të vjetër. Në renditje vlejnë vetëm pikët.

Ibrahimovic? Marrja e një lojtari 38-vjeçar duhet të peshohet mirë, duke ditur se në çfarë forme është. Është lojtar kalibri dhe me personalitet, por klubi duhet të ketë njohuri të plotë mbi këtë operacion“, përfundon Tassoti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!