“Nuk u përshtata kurrë me Londrën, s’kam asnjë kujtim nga Arsenali!”

schedule22:53 - 27 Mars, 2020

schedule 22:53 - 27 Mars, 2020

Carlos Vela ishte një talent që shpërtheu herët. Sulmuesi meksikan ishte vetëm 17 vjeç ku la Chivas në vitin 2006 për t’u transferuar tek Arsenal. Aventura angleze nuk shkoi ashtu siç pritej. 64 ndeshje të zhvilluara, 11 gola të shënuar dhe shumë huazime. Me Londrën nuk u përshtat kurrë, stili i jetës në ishull ja shpifte dhe nuk u mendua fare kur në vitin 2012 erdhi oferta e Real Sociedad.

Në ekipin bask iu rikthyer pasioni për të luajtur e shënuar gola. Gashtë sezonet në La Liga ishin shumë pozitive, teksa prej janarit të vitit 2018 është pjesë e Los Angelos FC në SHBA. Sezoni e kaluar fitoi duelin me Zlatan Ibrahimovic dhe u shpall golashënuesi më i mirë i MLS. 31-vjeçari ka dhënë një rrëfim për GQ, aty ku tregon aventurën negative në Angli dhe momentet fantastike me Real Sociedad.

Pjesa më e rëndësishme e jetës time ndodhi në San Sebastian, që është edhe familja ime e re. Erdha pas tre viteve të kaluara në Londër, qytet ku nuk ia dola të përshtatem. Nuk di si ta shpjegoj konkretisht. Është një vend nga i cili nuk kam kujtime. Mezi prisja të largohesha prej aty.

Në Spanjë fillova të shijoj përsëri futbollin pas atyre tre viteve të këqija në Angli. Nuk kisha asnjë njohuri për shtetin bask. Nuk po duroja më në Angli, sapo më erdhi oferta e Real Sociedad thashë me vete: ‘E dua këtë ofertë! Po, le të nisemi’”, thekson sulmuesi meksikan. /abcnews.al

 

Carlos Vela dhe Andrey Arshavin

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!