John Bolton, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare i Donald Trump dhe ambasador i SHBA në OKB nën George W. Bush, tha se talebanët nuk duken bindës se do t’i përmbahen premtimeve për të drejtat e njeriut.
Bolton u shpreh për Channel 4:“Unë mendoj se tani talebanët janë duke ndenjur të buzëqeshur pasi kanë pasur këshilla të mira për marrëdhëniet me publikun perëndimor dhe nuk do t’i kthehen prerjeve të fytit derisa të largohet edhe personi i fundit nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai.”
“Unë nuk i besoj më shumë sot sesa ne 20 vjet më parë dhe e kuptoj atë që ata thonë, e kuptoj atë që thonë disa nga falësit e tyre në perëndim, e vetmja dëshmi që do të kemi është në përvojën pasi ata marrin kontrollin.
Por nëse kërkoni se ku janë dëshmitë më të mira, ato janë në mendjen e njerëzve afganë dhe, me sa mund ta shoh, nga distanca, ata janë të tmerruar. ” /abcnews.al/