Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet Haki Morina ka mallkuar ata që i kishin dhënë fjalën se do ta votonin dhe si përfundim nuk e bënë. Në një postim të tijin në Facebook, Morina shprehej se atyre që ia premtuan votën vullnetarisht dhe nuk ia dhanë, duhet “t’ju bjerë kanceri, SIDA dhe Covid-19.
“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju raftë kanceri, sida dhe Covid19.”
Më tej, ai e ka edituar postimin duke hequr kancerin dhe SIDA-n dhe duke lënë vetëm Covid-19.
Por, pasi mediat shkruan për mallkimet e tij publike, Haki Morina bëri një sqarim në llogarinë e tij në Facebook. Morina akuzon mediat se janë ato që e kanë keqinterpretuar postimin e tij për disa klikime më shumë.
Mesazhin e shkruar më herët ai e cilësoi si me “me gjysmë humori” ndërsa vijon të këmbëngulë se e ka me ata që i premtuan votën dhe sipas tij, nuk ia dhanë.
POSTIMI I PLOTË
Pak më parë e bera një statuse gjysmë humori, duke mallkuar ata që vullnetarisht janë lajmëruar për të më votuar, por edhe lobuar, dhe në fund se kanë dhënë as votën e tyre.
E kapin me shpejtësi shumica e portaleve, duke e ditur që mileti ynë injorant nuk e kupton drejt, në mënyrë që të kene klikime sa më shume.
Ata që janë lajmëruar vullnetarisht, e s’me kanë votuar mund të numërohen në gishta. Unë për ta e kam pas fjalën, dhe jo për qindra mijëra njerëz që s’me njohin, e as nuk i njoh.
Unë kurr skam qenë në pushtet, qe indirekt apo direkt qe te kem sadopak përgjegjësi për veprimet 20 vjeçare të politikës së Kosovës. Përkundrazi, tërë jetën kam vuajte nga politika.
Është hera e parë që kandidoj për deputet në parlament, dhe skam pase si t’ua mbajë fjalën asnjë votuesi. Përkundrazi, unë ua kam mbajte fjalën Kosovës prej moshës 17 vjeçare kur edhe jam burgosur për herë të parë.
Te abuzosh me kësi lloj veprimesh siç bënë sot portale me turmën injorante te haxhi qamileve është e dëmshme për të ardhmen e Kosoves.
Mediat, e në veçanti portalet, janë ato që e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë interesin e Kosovës.
Është interesant se shumë lexues që janë edhe të shkolluar nëpër podrume, e sidomos ata të pas luftës, nuk dinë të lexojnë.
Ooo milet, mësohu të lexosh njëherë, e pastaj komento.
Tash këtë status timin sigurisht që nuk e botojnë, sepse atyre ju duhen vetëm postimet që ju shërbejnë linqimit te njerëzve të pafajshëm.
Pak më parë e bera një statuse gjysmë humori, duke mallkuar ata që vullnetarisht janë lajmëruar për të më votuar, por…
Posted by Haki Morina on Monday, March 15, 2021
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!