Nuk shuhet zjarri në Malin e Tomorrit, dita e 6 nën “pushtetin” e flakëve

schedule15:50 - 3 Korrik, 2021

schedule 15:50 - 3 Korrik, 2021

Edhe pse kanë kaluar 6 ditë, zjarri vijon të djegë Malin e Tomorrit.  Siç shihet nga pamjet e siguruar nga ABC, shtëllunga të madha tymi dalin nga sipërfaqja e malit për shkak të zjarrit që po avancon me shpejtësi.

Edhe pse për të shuar flakët janë angazhuar forca të shumta të zjarrfikësve, terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen në vatrat e zjarrit. Prej ditësh është ndërhyrë edhe nga ajri, ku një helikopter ka hedhur ujë herë pas herë në mënyrë që të neutralizohen flakët, por ende mali vijon të digjet. e.l/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!