“Nuk shkova në tualet për dy javë”, modelja që vuan nga fobia e rrallë e jashtëqitjes

schedule09:35 - 9 Shkurt, 2023

schedule 09:35 - 9 Shkurt, 2023

Një modele në Mbretërinë e Bashkuar me një fobi të rrallë të jashtëqitjes pretendon se një herë pati një problem shumë të madh gjatë një seti fotografik pasi nuk shkoi në tualet për dy javë. Ajo foli për fobinë e saj në kanalin 4 Know Your Sh!t: Inside Our Guts, i cili merret me sëmundjet e çuditshme të të ngrënit të njerëzve.

“Nuk më pëlqen të përdor tualetet e njerëzve të tjerë ”, tha 36-vjeçarja Emmerald Barwise, sipas Daily Post. “Ndonjëherë nuk bëj jashtëqitjen për dy javë dhe pastaj kam fryerje”.

Banorja e Uellsit, e cila ka tetë vjet që punon si një modele, thotë se kjo fobi i ka penguar karrierën. Gjithashtu, fobia e saj ia ka bërë të vështirë edhe jetën sociale. “Kur isha në takime me njerëz në të kaluarën, ishte vërtet e vështirë të gjeja justifikime për të shkuar në banjë”, tha ajo, duke përmendur se shoqja e saj i bërtiste asaj se nuk kishte jashtëqitje për disa javë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emmerald Barwise (@emmeraldbarwise)

Përveçse ndjehej jashtëzakonisht e turpëruar, Barwise ishte edhe e shqetësuar.

“Kështu ka qenë gjithë jeta ime, kështu që do të doja ta largoja këtë”, tha modelja, e cila zgjodhi të shkonte te dietologia Sophie Medlin për një zgjidhje për problemin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!