Nuk shkon mirë me Gasperinin, Atalanta nxjerr ne shitje yllin e skuadrës

schedule13:56 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 13:56 - 12 Dhjetor, 2020

Sulmuesi i Atalantës, Josip Ilicic, është shumë pranë largimit nga bergamaskët. Sipas raportimit të “Sky Italia”, marrëdhënia e tij me trajnerin Gasperini është prishur dhe kjo është arsyeja se pse ai nuk do të jetë më pjesë e ekipit.

Kujtojmë që sllovenit i përfundon kontrata në verën e vitit 2022, por klubi italian pritet që ta largojë atë që në merkaton e janarit. Atalanta mirëpret çdo ofertë që do të vijë në drejtim të 32-vjeçarit dhe mesa duket dhe vetë Josip është dakord.

 

Ilicic ka luajtur shumë pak këtë sezon në Serie A, ku deri më tani numëron vetëm pesë ndeshje të luajtura. Ai iu bashkua Atalantës në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë, sulmuesi ka shënuar 38 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!