Nuk shfaqen vetëm prej moshës, nëse flokët po ju thinjen shpejt duhet të shkoni menjëherë te mjeku

schedule17:39 - 18 Maj, 2022

schedule 17:39 - 18 Maj, 2022

Sapo vëmë re thinjat e para, kemi tendencë që t’i lidhim me moshën dhe plakjen. Dermatologu Gary Godenberg shpjegon se ka disa arsye pse thinjen flokët përveç moshës. E para është mungesa e vitaminës B12. Nëse vëreni se flokët janë dëmtuar, duhet të kontrolloni nivelin e kësaj vitamine përmes analizave.

Vitamina B12 rrit prodhimin e kolagjenit në trup, gjë që përmirëson shëndetin e flokëve. Stresi i tepërt gjithashtu i bën flokët të thinjen më herët. “Stresi rrit nivelin e kortizolit, i cili rrit numrin e radikaleve të lira dhe dëmton folikulat dhe qelizat që prodhojnë pigment në flokë”, thotë dermatologu Goldenberg.

Ai pohon se flokët që janë bërë gri nuk mund ta rifitojnë kurrë ngjyrën e tyre natyrale, pavarësisht këshillave të ndryshme që mund të gjenden në internet. Përveç kësaj, ai këshillon një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik për të parandaluar thinjen e parakohshme të flokëve. /abcnews.al