Një ofertë nga gjigantët gjermanë si Bayern Munchen apo Borussia Dortmund mund të tundojë këdo, përfshi këtu dhe mesfushorin e Milanit, Hakan Calhanoglu. Turku ka folur për gazetën gjermane Sport Bild, ku ka rrëfyer planet për të ardhmen si dhe dëshirën për tu rikthyer një ditë në Bundesligë.
‘’Unë jam rritur në Gjermani dhe nga këndvështrimi im e shikoj si objektiv të luash për Bayernin apo Dortmundin. Është një vlersim që bavarezët kanë shfaqur interes për mua. Është e vështirë ti thuash jo atyre. Në një të ardhme, nëse Bayerni më kërkon nuk do t’i thoja jo’’, deklaron Calhanoglu.
25-vjeçari firmosi për Milanin në verën e vitit 2017 për shumën e 24 milionë €. Ai numron 104 ndeshje me fanellën e ‘djallit’ në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 25 asiste. /abcnews.al