Ende vazhdojnë ploemikat në Angli. Mjaftoi vetëm ndeshja e parë pas 100 ditës mungesë, që debatet të riktheheshin në Premier League. Një episod në takimin mes Aston Villa’s dhe Sheffield United ka marrë vëmëndje të madhe në ishullin britanik.
Në fundin e pjesës së parë, Sheffield fiton një goditje dënimi nga krahu i majtë dhe një krosim i lartë, shkon direkt e në kuadratin e Aston Villës. Portieri i vendasve arrin ta zotërojë sferën, por futet bashkë me topin brenda në portë. Për çudi, goli nuk akordohet i rregullt, episod që i habiti të gjithë.
LEXO EDHE: VIDEO/ Plasin polemikat në Angli, anulohet një gol i rregullt në Premier
Sikur të mos mjaftonin polemikat në fushë ka ardhur dhe një reagim nga ish-lojtari i kombëtares angleze, Jamie Redknapp. Analisti i “Sky Sports”, ka deklaruar se gjyqtari i takimit i ka konfirmuar atij në pushimin mes pjesëve se goli ishte i rregullt. Polemikat vazhdojnë, kjo është Premeir League. /abcnews.al
Bombshell from Jamie Redknapp who says the ref's watch went off and told him it was a goal at half-time. Perhaps the WiFi's been furloughed…
— Mike Keegan (@MikeKeegan_DM) June 17, 2020