“Nuk prisja ta shijoja kaq shumë”,  Kukeli flet për eksperiencën si lojtar-trajner

schedule19:19 - 3 Nëntor, 2020

schedule 19:19 - 3 Nëntor, 2020

Burim Kukeli është një nga të paktët shqiptarë, që gjatë karrierës së tij kanë vendosur të bëjnë dy role njëherësh në futboll. Ish-mesfushori i kombëtares sonë së fundmi është lojtar-trajner i SC Kriens në ligën e e dytë zvicerane. Ai është krahu i djathtë i trajnerit kryesor Bruno Berner.

36-vjeçari po kalon ndoshta sezonin e tij të fundit në futbollin e luajtur, teksa pritet që Kriens të jetë shtëpia e tij edhe pas mbylljes së karrierës si lojtar. Prej kohësh Kukeli është pajisur me licencën e trajnerit dhe ka të gjitha kushtet që duhen për të luajtur këtë rol të rëndësishëm.

Ai ka folur për mediet helvete dhe tregon se dëshiron ende të luajë futboll dhe ka për të dhënë. “Folëm për këtë ide në dhjetorin e shkuar. Diskutuam edhe si vetëm lojtar, apo asistent.

Atëherë nuk e dija nëse do të argëtohesha edhe aq shumë duke luajtur futboll edhe sot. Jam akoma në gjendje të mirë për të luajtur futboll. Thjesht doja ta provoja. Nëse nuk guxon, nuk e di se si do të dalë.

Qëllimi nuk është që unë të luaj shumë, por që t’u jap të tjerëve shumë në mënyrë që ata të thonë në fund: Hej, funksionon edhe pa Burimin“, tha ndër të tjera Kukeli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!