Lituania, Letonia dhe Estonia vendosën të ndalojnë hyrjen në këto shtete, për Presidentin Alexander Lukashenko dhe 29 zyrtarë të tjerë Bjellorusë.
Këto shtete kanë njoftuar me padurim për sanksione ndaj Bjellorusisë, pa pritur vendimin e shteteve të tjera pjesë e Bashkimit Europian.
Të tre vendet Balltike kanë bërë thirrje vendeve perëndimore që të marren masa më të forta kundër Lukashenkos, i cili akuzohet nga kundërshtarët dhe Perëndimi për manipulimin e zgjedhjeve, me qëllim zgjatjen e qeverisjes së tij 26-vjeçare.
Sanksionet, të shpallura njëkohësisht nga tre vendet e Balltikut, kanë në shënjestër zyrtarët të cilët akuzohen për manipulim votash dhe që kanë luajtur një rol në dhunën kundër protestuesve që nga zgjedhjet e 9 gushtit.
Përfshirja e Lukashenkos në krye të listës është një nxitje për vendet e tjera evropiane që deri më tani kanë hezituar të mbështesin masat kundër tij.
Lukashenko, një aleat i Moskës, mohon mashtrimin elektoral dhe ka deklaruar se protestuesit janë mbështetur nga jashtë./abcnews.al