“Nuk premtojmë asgjë”, Lautaro bën hap pas për rinovimin me Interin

schedule09:58 - 13 Maj, 2021

schedule 09:58 - 13 Maj, 2021

Interi fitoi dje ndaj Romës dhe grumbulloi tre pikë më shumë, por triumfi nuk ishte dhe aq i qetë për shkak se Conte kishte një debat verbal me Lautaro Martinez, me këtë të fundit që shqelmoi gjithçka gjeti para për shkak të acarimit se trajneri e nxori nga loja (min 70) pasi e kishte futur si zëvendësues në pjesën e par.

Ky episod tregoi qartë marrëdhënien e vështirë mes trajnerit dhe sulmuesit, me këtë të fundit, që ende nuk e ka rinovuar kontratën me Interin dhe zikaltërit rrezikojnë ta humbin në verë. Vetë Lautaro është shprehur i hapur për rinovimin, por është agjenti i tij që bën hapa pas.

Alejandro Camano shprehet se rinovimi i klientit të tij me Interin nuk është i sigurt. “Rinovimi? Nuk mund të premtoj asgjë. Tani është e kotë të bëjmë parashikime. Rinovimi është shumë i domosdoshëm dhe ne jemi në shqyrtim të situatës.

Po presim të kuptojmë cila do të jetë e ardhmja e klubit dhe më pas do takohemi me drejtuesit në fund të sezonit. Qëndrimi te Inter mbetet përparësia”, tha ai. Mesa duket Lautaro po heziton dhe kjo mund të ndodhë sepse ai pret vendimin e klubit për të ardhmen e Contes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!