Nuk pranoi të votonte mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, Kasami përjashton Rexhepin nga “Besa”

schedule17:39 - 12 Nëntor, 2021

schedule 17:39 - 12 Nëntor, 2021

Kastriot Rexhepi është përjashtuar nga çdo pozicion në Lëvizjen Besa. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj lëvizjeje Bilall Kasami .

Sipas tij, vendimi hyn menjëherë në fuqi ndërsa shkak është bërë vendimi që Rexhepi mbajti të enjten, për të mos mbështetur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

“Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Bilall Kasamit.

Kujtojmë se deputeti Kastriot Rexhepi u paraqit sot në polici ku deklaroi se nuk ka qenë i rrëmbyer ndërsa të hënën paralajmëroi një konferencë për shtyp. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!