Kreu i Shoqatës së Infermierëve Elson Jacaj, përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se disa prej bluzave të bardha po bëjnë deklarata me prapavijë politike.
Duke marrë shkas nga reagimi i mjekëve ditën e sotme për deklaratat e kreut të opozitës Lulzim Basha, se në Shqipëri nuk po raportohet saktë numri i viktimave të Covid-19, Jacaj shkruan se në 30 vjet nuk ka asnjë institucion të përfaqësoj mjekët dhe infermierët dhe asnjë herë ata nuk janë ngritur për atë çfarë ata duhet të ngrihen si:
“Paga më të larta, kushte më të mira pune, Siguri në punë, Sigurim i materialeve mbrojtëse në çdo kohë e sidomos në kohë pandemie”.
Sipas Jacaj, në këtë kohë pandemie nuk është parë që të dalin në deklarata ata që vërtetë janë profesionistët e kësaj fushe “(virologët, pneumologët, infeksionistët etj. e jo të dalin mjekë urgjencash, neurolog apo politikan)”.
“Nuk kam parë mjekë që të dalin të këshillojnë popullatën me të vërtetë se si duhet të veprojnë, si të reagojnë e si të ruhen por çdo ditë TV dhe portalet japin vetëm anën negative, vdekje, pasiguri etj”, shkruan ndër të tjera Jacaj.
Postimi:
Sot jam ndjere me keq se cdo here tjeter kur shoh ne cfare gjendje ka rene Shendetesia dhe nje numer i madh mjekesh dhe infermieresh.
Ne vend qe keto dite te ngrihet zeri per probleme dhe nevoja reale behen deklarata me prapavijë te kerkuar politikisht.
Personalisht nuk jam perkrahes i asnje partie politike pasi ne keto 30 vite asnje nuk ka investu ne shendetesi por kushdo qe ka qene ne pushtet e ka perdor si nje burim per te vjelur te ardhura.Por qe ne 30 vjet nuk ka asnje institucion te perfaqesoj mjeket dhe infermieret dhe asnje here si kam pare te ngrihen per ate cfare ata duhet te ngrihen si:
Paga me te larta
Kushte me te mira pune
Siguri ne pune
Sigurim i materjaleve mbrojtese ne cdo kohe e sidomos ne kohe pandemie
Qe te dalin ne deklarata ata qe vertete jane profesionistet e kesaj fushe(virologet,pneumologet,infeksionistet etj e jo te dalin mjek urgjencash,neurolog apo politikan)
Nuk kam pare mjek qe te dalin te keshillojne popullaten me te vertete se si duhet te veprojne,si te reagojne e si te ruher por cdo dite tv dhe portalet japin vetem anen negative,vdekje,pasiguri etj.
Nuk kam pare te ngrihen e te reagojne sesi po humbasin dita dites jeten koleget e tyre mjek e infermier kudo.
Nuk kam pare qe te dalin te flasin ate qe ata dine,qe shikojne dhe qe besojne vete dhe jo ate cfare i kerkojne.
Ne qe jemi te fushes dhe qe fatkeqesisht nje numer i vogel e kane lene veten pa perlyer ne kete pandemi nuk duhet te heshtin por te thone te verteten.
Te gjithe e dime ca ndodh ne spitalet covid,te gjithe e dime ca ndodh ne spitalet private dhe klinikat private,te gjithe e dime ca ndodh ne vendin tone por fatkeqesisht shume pak gjejne hapsiren per te folur te verteten.
Cdo gje eshte blere ne kete vend,TV,Gazetaret,portalet,Spitalet private,klinikat private,mjeket,infermieret dita dites po blihet dhe oksigjeni deri sa tja marin shpirtin ketij vendi.
Sot ne vend qe te dalin ne deklarata te keshillojne popullsine si te bashkepunojne me mjeket dhe infermieret qe kjo pandemi te kaloj me sa me pak viktima e qe njerezit te luten per te gjithe stafin mjekesore qe ne keto kohe duhen vleresuar ne cdo lloj forme fatkeqesisht ne vendin tone cdo gje politizohet.
Njerez e keni fajin vete qe heshtni…
Njerez e keni fajin vete qe besoni cdo gje qe u thuhet ne lajme,ne TV,ne portale…
Njerez mos prisni ta provoni ne kurrizin tuaj qe te besoni,sot eshte momenti qe mos te heshtni me.
n.d./abcnews.al