Nuk po mbanin maskat, policia bastis lokalin ku po bëhej orgji me 100 veta në Paris

schedule14:54 - 30 Janar, 2021

schedule 14:54 - 30 Janar, 2021

Natën e së premtes policia ka bastisur një lokal në Paris, ku po bëhej orgji me një grup prej 100 vetash.

Sipas policisë, ata nuk respektuan rregullat e Covid-19. Policia mbërriti në periferi të Parisit ku ndodhej lokali, pas akuzave se burra dhe gra ishin mbledhur në pritje të një feste.

“Të pranishmit shkelën shtetrrethimin dhe nuk kishin respektuar rregullat si përdorimin e maskave dhe distancën sociale ” , tha një burim policor, duke shtuar se”ata që morën pjesë në orgji ishin bashkëpunues dhe nuk treguan rezistencë ndaj policisë.

Në fakt, tre nga të pranishmit, organizatorët e dyshuar të partisë, u arrestuan, ndërsa policia vendosi 100 gjoba për shkeljen e masave të koronavirusit.

Orgjitë  janë të ligjshme në Francë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!