Arsenali po përpiqet përsëri për të nënshkruar me Donny Van de Beek në merkaton e dimrit. “Topçinjtë” provuan ta transferonin atë gjatë merkatos së verës që lam pas, por në fund ai nuk mundi të zbarkonte në Londër.
Tani pas një fillimi katastrofik të sezonit nga klubi janë të vetëdijshëm për nevojën që ka klubi për përforcime dhe holandezi është përsëri në tavolinë.
Në parim, Solskjaer i premtoi më shumë minuta mesfushorit, por në 4 ndeshjet e para në ligë ai ka luajtur vetëm 6 minuta. Ishi i Ajax nuk dëshiron të kalojë edhe një sezon tjetër në stol, dhe nëse gjërat nuk ndryshojnë ai do të kërkojë largimin. /abcnews.al/