Donny van de Beek mund të largohet nga Manchester United. Mesfushori holandez është i pakënaqur me situatën e tij te “Djajtë e Kuq” pasi nuk po gjen hapësira.
Këtë sezon, 24-vjeçari ka luajtur vetëm gjashtë minuta në Premier League, dhe kjo ka bërë që lojtari të kërkojë skuadër të re.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se për mesfushorin holandez interesim ka shfaqur Interi, që e kërkon në formë huazimi me të drejtë blerjeje. abcnews.al/