“Nuk pi kafe një javë para garës”, kampionia e qitjes rrëfen vështirësitë e këtij sporti

schedule12:34 - 13 Janar, 2021

schedule 12:34 - 13 Janar, 2021

8 vitet e fundit ajo ia ka dedikuar sportit të qitjes. Mund të mendoni se bëhët fjalë për armët e zjarrit, por jo. Kristina Anxhara pasion ka armët me ajër.

Rastësia dhe kurioziteti e sollën për herë të parë në poligon, ndërsa pasioni dhe vullneti e bënë të mos heqë dorë nga ky sport edhe sot pas 8 viteve.

Në Shqipëri Kristina mabn rekord për disiplinën ku garon, por sigurisht që ambicia e saj nuk kënaqet me kaq.

“Disiplina që unë gjuaj është 10 metra pushkë për femra. Ka 3 vite që meshkujt dhe femrat gjuajnë njësoj se para deri 3 vitesh femrat gjuanin 40 dhe meshkruj 60, por jo tani ka barazi gjinore. Më lejo të them që kemi dalë më mirë në femrat”, rrëfen Kristina me një krenari që i lexohet në sy.

Por të jesh kampione nuk është aspak e lehtë, aq më tepër në një sport ku shpërqëndrimi i një sekonde të kushton krejt garën.

“Realisht kërkon të ulësh rrahjet e zemrës, pra nëse nuk je mendërisht e qetë ky sport nuk bëhet. Ndikon shumë psikologjia. Unë para gare përgatis veten psikologjikisht, nuk pi kafe një javë para gare se më jep të dridhura.”

Për fat, trajneria e Kristinës është zyshë Diana Mata, një nga sportistet simbol të qitjes shqiptare, me medalje pa fund në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, e cila tashmë u është dedikuar talenteve të reja.

Edhe pse Kristina është kritike ndaj vetes, zyshë Diana ka fjalët më të mira për të.

“Sikur të gjithë sportistët të ishin të gjithë si Kristina, qitja do të ecte shumë përpara. Tradita në Shqipëri e tregon se vajzat janë kampione.”

Baza materiale e sportit të qitjes është tejet e kushtueshme, ndaj ato pak mjete që janë zyshë Diana dhe Kristina i shohin si gjënë më të çmuar që kanë./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!