Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nuk përdori sinjalin për tu kthyer, përplasi nënën me tre fëmijë dhe rrahu partneren, arrestohet shqiptari në Itali

schedule17:09 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 17:09 - 13 Dhjetor, 2022

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Nën efektin e alkoolit, fillimisht ai theu xhamin e përparmë të makinës së një zonje e cila kishte tre fëmijë me vete në automjet, pasi nuk kishte ndezur sinjalin për të sinjalizuar ndryshimin e drejtimit.

Më pas ka goditur partneren e tij përballë karabinierëve, të cilët kanë ndërhyrë pas thirrjes së shoferes dhe më pas ka goditur të njëjtët karabinierë që e kanë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në Kajro Montenorre në provincën e Savonës.



31-vjeçari u arrestua për dëmtim, rrahje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!