Nuk pati minuta në dispozicion, gardiani i portës ndan rrugët me Kastriotin

schedule14:25 - 23 Qershor, 2022

schedule 14:25 - 23 Qershor, 2022

Portieri Elton Vata nuk do të jetë më lojtar i Kastriotit, pasi gardiani i portës ka vendosur të largohet nga krutanët, pasi nuk arriti të kishte minutat e duhura në këmbë.

24-vjeçari largohet kështu nga Kastrioti pas një sezoni, me lajmin që e ka konfirmuar vetë portieri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Gardiani kuksian në të kaluarën ka qenë pjesë e Laçit, Erzenit dhe Vorës, ndërsa ka luajtur edhe me U-21 e Shqipërisë. /f.a/abcnews.al