Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk paraqiti asnjë program”/ Edmont Guri: Berisha nuk mori mbështetjen që priste nga Athina zyrtare

schedule22:42 - 27 Shkurt, 2025

schedule 22:42 - 27 Shkurt, 2025

Përfaqësues i diasporës shqiptare në Greqi Edmont Guri, në një intervistë në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha me Diasporën në Greqi dhe deklaratat e këtij të fundit për marrëveshjen e detit.

Guri u shpreh se Berisha nuk paraqiti asnjë program, dhe se ish-kryeministrit kërkonte që të merrte mbështetjen e Athinës zyrtare gjë e cila nuk u duk se u dha.

“Ardhja e zotit Berisha në Athinë, përbënte lajm , por ajo që ai preferoi ishte fakti i çështjes së Detit dhe jo një program fushate. Është një pikëpyetje e madhe për të gjithë bashkë atdhetarët që kanë prirje djathtas…një ditë më parë Beleri ka rikujtuar pavarësinë e Vorio Epirin  ku përkrah tij ishte një person me precedent. Ardhja e Berishës, në thelb nuk u duk se kishte mbështetjen e Athinës zyrtare sepse nuk pati asnjë takim me figura politike. Por ai dha një intervistë, por nuk mori vëmendjen e duhur që Berisha kërkonte. Por Greqia është në një situatë shumë të vështirë, dhe ka një zemërim të madh në Greqi, ku nesër do të zhvillohet edhe protesta më  e madhe në historinë e Greqinë”, tha ai.

Avokati Romeo Kara tha se lëvizjet e ish-kryeministrit Sali Berisha tashmë janë të pashpresa. Më tej gjatë intervistës, në studio, avokati tha se kreu i PD, Berisha synon përkrahjen e shtetit grek dhe votuesve shqiptarë që janë atje.

Gazetarja Anduena Llabani u shpreh: “Në qëndrimet e tij, ka nxitur dhe një frymë revolucionare,. Kjo situatë për zotin Berisha, jo vetëm për ndarjen e detit, por edhe për zona që kanë resurse ekskluzive për të cilat Greqia ka patur pretendimet e veta, mendoj që Berisha kërkon tek grekët dhe shqiptarët më saktë të ndjellë shenjën e solidaritetit apo kombëtarise, për të mos u sulmuar”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!