“Nuk pajtohemi me vendimin e Prishtinës për dinarin”, Vuçiç: Serbia shtet i pavarur, dallon nga vendet fqinje

schedule11:31 - 3 Maj, 2024

schedule 11:31 - 3 Maj, 2024

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia është një vend i lirë, dhe kjo  e dallon atë nga vendet fqinje.

Vuçiç nënvizoi se për qeverinë serbe është të zbatojë interesat e qytetarëve, dhe të kujdeset për të drejtat e tyre.

Sa i përket vendimit të Prishtinës për dinari, presidenti serb e quajti një vendim të pamatur dhe të kundër çdo ligji.

“Nuk do të arrijmë marrëveshje për dinarin, por po kërkojmë zgjidhje për të paguar pagat dhe Pensionet për njerëzit tanë dhe ne nuk do të marrim pjesë në diçka që nuk është e ligjshme”, ka thënë mes të tjerash Vuçiç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!