Donald Trump nuk e njeh fituesin e zgjedhjeve dhe as nuk ka ndërmend që ta bëjë një gjë të tillë, të paktën këtë të lë të kuptosh edhe postimi i fundit i tij në Twitter, këtë herë kundër medieve, referuar projeksioneve që shpallën triumfues Joe Biden.
“Qëkur media thotë kush do të jetë presidenti i radhës? Këto dy javët e fundit të gjithë kemi mësuar shumë gjëra” shkruan ai.
Në SHBA rezultati është i mbyllur me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Nga e gjitha bota, Biden mori mesazhe urimi, përveç tre shteteve.
Por Trump nuk dorëzohet edhe pse bashkëpunëtorët më të afërt, po i kërkojnë që të pranojë rezultatin, fitoren e Joe Biden./ db/Abcnews.al