Një epokë e artë e futbollit europian dhe botëror duket se ka marrë fund. Për herë të parë në 16 vitet e fundit as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në çerekfinalet e Champions League.
Për të mos gjetur asnjërin prej tyre në këtë fazë të kompeticionit më të rëndësishëm europian, duhet të rikthehemi pas në sezonin 2004/2005. Në atë kohë portugezi ishte ende pjesë e Manchester United, ndërsa Messi sapo kishte filluar karrierën e tij si profesionist.
Barcelona nuk ia doli dot mbrëmjen e djeshme të bënte mrekullinë në Paris, duke u mjaftuar vetëm me një barazim 1-1, ndërsa Juventus edhe pse fitoi 3-2 me Porton në shtëpi nuk arriti të kalonte në fazën tjetër. Duhet ta pranojmë që epoka e Ronaldos dhe Messit është drejt fundit. /abcnews.al