“Nuk ndihem femër”, gruaja pa gjoks shkon te Doktor Plastik dhe Spitali Amerikan

schedule22:42 - 25 Shtator, 2021

schedule 22:42 - 25 Shtator, 2021

Çfarë e bën një femër të mos ndihet mirë me trupin dhe feminilitetin e saj? Kjo ka qenë tema e episodit të ri të Doktor Plastik i cili për gati tre muaj ka mbajtur të gjallë kureshtjen e publikut të Abc çdo fundjavë.

Një nënë e re e tre fëmijëve për shkak të gjoksit fare të vogël për të mos thënë inekzistent, prej vitesh ëndërronte të kryente një ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit, një ëndërr e cila u bë realitet falë ndërhyrjes te realizuar të Spitali Amerikan.

Sa i vështirë është ky operacion, çfarë duhet zgjedhur e çdo informacion që duhet të dijë çdo grua që dëshiron të kryejë një ndërhyrje të tillë, e shihni në emisionin e plotë ne linkun e mëposhtëm.