Nuk ndalet zjarri në Malin e Tomorrit, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

schedule09:19 - 29 Qershor, 2021

schedule 09:19 - 29 Qershor, 2021

Prej 24 orëve në Malin e Tomorrit vijon të jetë aktiv zjarri në pyllin e fshatit Lybeshë të Poliçanit.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme ushtria ka vijuar aksionin e saj për shuajren e flakëve të zjarrit në këtë zonë, por duket se terreni e ka vështirësuar shumë punën e tyre.

Autoritetet vendase këtë të martë kanë kërkuar ndihmë dhe ndërhyrje nga ajri, pasi forcat zjarrëfikëse e kanë shumë të vështirë të ndërhyjnë për të shuar flakë, shkak është bërë terreni i vështirë malor.

Përhapja e flakëve po favorizohet nga era e fortë. Ndërkohë, tentativat për shuarjen e zjarrit vijojnë me mjetet rrethanore.

Dyshohet se kanë qenë disa persona që i kanë vënë zjarrin kurorës me pisha. Këta të fundit janë marrë në pyetje nga policia, bashkë me to janë dhe disa të tjerë që mbledhin bimë medicinale në mal.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!