Nuk ndalet Flamengo, dëshiron të bashkojë Marcelon me Dani Alves

schedule09:44 - 16 Shtator, 2021

schedule 09:44 - 16 Shtator, 2021

Flamengo dëshiron të bashkojë dy nga mbrojtësit anësorë më të mirë të futbollit, edhe pse tani ata janë në perëndim të karrierës.

Me Dani Alves që duket çështje orësh, klubi brazilian tenton të transferojë edhe yllin e Real Madridit, Marcelo. Anësori i majtë prej kohësh nuk po gjen hapësira te “galaktikët” edhe pse dëmtimet e kanë shoqëruar herë pas here.

“Los Blancos” nuk do ta kundërshtonin një ofertë të mirë për lojtarin e tyre që nuk bën pjesë në formacionin e parë të Carlo Ancelottit.

Gjithashtu vetë lojtari, nuk do të ishte kundër një kthimi në vendlindjen  e tij, teksa po shijon vitet e fundit të karrierës.

Deteja e një operacioni të mundshëm ende nuk janë bërë të ditura, por me afrimin e merkatos së janarit gjithçka  do të dalë në dritë. /abcnews.al/