Nuk ndalen emigrantët në Itali, rojet bregdetare shpëtojnë 450 persona

schedule11:37 - 24 Mars, 2023

schedule 11:37 - 24 Mars, 2023

Pasditen e djeshme, anija Corsi dhe një tjetër varkë patrullimi shpëtuan 450 emigrantë 100 milje në lindje të Sirakuzës.  Ndërkohë, qendrat ku qëndrojnë emigrantët po përballen me menaxhimin e vështirë të sistemit të pritjes, i vënë nën presion për shkak të bumit të ardhjeve.

Ministri Matteo Piantedosi ftoi të gjithë prefektët të punojnë me qarqet dhe bashkitë për aktivizimin urgjent të qendrave të reja kushtuar të miturve të pashoqëruar, në 3 vitet e fundit kanë mbërritur rreth 56 mijë.

Më shumë se 20,000 emigrantë kanë zbritur në brigjet e Italisë deri më tani këtë vit, krahasuar me rreth 6,000 në të njëjtën periudhë në vitin 2022 dhe 2021.

Tragjeditë në Kalabri nuk kanë qenë të pakta, ku më e fundit është shënuar ditët e fundit të muajit shkurt. Aty ku u përmbys një varkë, e cila shkaktoi dhjetëra viktima. Mbingarkesa e mjetit lundrues dhe deti i trazuar ka sjellë problematika, duke sjellë mbytjen e tij.

Forcat e policisë raportuan se në atë bord ndodheshin deri në 250 emigrantë, shumë prej tyre nga Pakistani, Afganistani dhe Sri Lanka.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!