Nuk mungon kurrë në stadium/ Historia e tifozit, prej 20 vitesh nuk ndan nga vetja shallin kuqezi

schedule20:17 - 12 Prill, 2025

schedule 20:17 - 12 Prill, 2025

E sheh gjithnjë me shallin kuqezi në qafë, një simbol krenarie që e shoqëron në çdo hap.

Ky është Ilir Selimi, i cili nuk ndan kurrë nga vetja sendet me simbolet e kombëtares.

Prej më shumë se 20 vitesh, 57-vjeçari nga Fushë Kruja është pjesë e tifozerisë kuqezi dhe nuk ka munguar në asnjë ndeshje.

Për atë si tifoz, nuk ka rëndësi rezultati I lojës, por vetëm adrenalina që ndjejnë për ngjyrat dhe simbolin kombëtar.

Fare i ri, ai është aktivizuar me skuadrën e futbollit të Kastriotit të Krujës e pas viteve 90-të emigroi jashtë vendit.

Njëra prej tre vajzave të tij po ecën në gjurmët e të atit, një tifoze e zjarrtë e pasionante ndaj futbollit.

Kështu, fryma kuqezi duket se po trashëgohet nga brezi në brez në familjen Selimi, duke ruajtur gjallë shpirtin sportiv dhe atdhedashurinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!