Nuk mungojnë edhe në Stokholm, “Kuqezinjtë” pritet të “ngjyrosin” tribunat e “Friends Arena”

schedule20:16 - 24 Mars, 2024

schedule 20:16 - 24 Mars, 2024

Mbrëmjen e së hënë, “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë do të zhvillojnë në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, në testin e dytë zyrtar para fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa si kundërshtar do të kenë Kombëtaren e Suedisë, me “Vikingët”, që ka jo pak emër në futbollin botëror.

Skuadrës “Kuqezi” i duhet një paraqitje shumë ndryshe dhe mbi të gjitha të fitojë lojën dhe sigurinë e humbur në miqësoren e parë të marsit. Këtë e di mirë tekniku brazilian, që pritet të bëjë rregullimet e tij në formacion, por edhe në kërkesat teknike dhe taktike për lojtarët e tij.

Megjithatë, një vendim të tillë pritet të marrë edhe tekniku i sudezëve, i cili duhet të hedhë pas krahëve humbjen poshtëruese, 5 me 2, nga “Luzitanët” e Portugalisë dhe për këtë aryse, në “Friends Arena” të Stokholmit pritet një duel i fortë dhe i luftuar, teksa në stadiumin 50 mijë vendesh, nga mediat suedeze raportohet se deri tani janë shitur rreth 18 mijë bileta, një pjesë e konsiderueshme nga tifozët shqiptarë.

Ndërkaq, kutjojmë seShqipëria do të sfidojë Suedinë për herë të gjashtë në histori, teksa kjo do të jetë miqësorja e dytë mes dy Kombëtareve. Në pesë sfidat e mëparshme, “Vikingët” kanë fituar tri prej tyre, një duel ka përfunduar në barazim, ndërkohë që kuqezinjtë numërojnë një fitore: atë të miqësores së vitit 2004 me rezultatin 2-1, me golat që  u shënuan nga Ervin Skela dhe Adrian Aliaj. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!