Ukraina prej muajsh po përballet me sulmet ruse të Vladimir Putin, teksa ka marrë edhe mbështetje të madhe nga disa vende të tjera, të cilat i kanë ardhur në ndihmë shtetit ukrainas.
Një mënyrë e veçantë falënderimi është menduar nga Federata e Futbollit të Ukrainës, të cilët kanë prezantuar edhe fanellën e re me të cilën kombëtarja e tyre do të luajë ndeshjet miqësore.
Një fanellë e re dhe tërësisht e veçantë është krijuar nga Kombëtarja e Ukrainës, e cila do të kërkojë që me të tillë fanellë të luajë edhe në Botëror, gjithmonë nëse arrijnë të kalojnë Skocinë, ndaj të cilëve do të luaje më të njëjtën uniformë.
Atje gjendet edhe flamuri i Shqipërisë me të Kosovës, i bashkangjitur me të shumë shteteve të tjera si mirënjohje për mbështetjen e dhënë.
— zoranceran (@zoranceran2) May 10, 2022
/f.a/abcnews.al