Nuk mund t’i mbani mend emrat? Kjo është shenjë e një çrregullimi, nuk bëhet fjalë për demencën

schedule12:51 - 10 Maj, 2022

schedule 12:51 - 10 Maj, 2022

Nëse keni takuar shumë njerëz për një kohë të shkurtër në një event të tillë si dasma, mund t’ju falet që keni harruar një ose dy emra, veçanërisht nëse keni pirë. Por kur është diçka që e bëni gjatë gjithë kohës, mund të bëhet problematike.

Një studim zbuloi se çfarë do të thotë në të vërtetë kur nuk mund të kujtosh emrin e dikujt. Ekspertët nga Universiteti McEëan thanë se nëse vazhdimisht i harroni emrat dhe nuk bëni asnjë përpjekje për t’i mbajtur mend ato, atëherë shumë lehtë mund të jeni narcisist.

Njerëzit që kanë çrregullim të personalitetit narcisist (NPD) shpesh u mungon empatia, janë egocentrikë dhe nuk do të kenë shumë konsideratë për të tjerët. Dr Miranda Giacomin tha se pakujdesia narcisiste për të tjerët e bën të vështirë përpunimin e informacioneve të rëndësishme rreth tyre.

Psikologët zbuluan se duke qenë se këta njerëz e kalonin pjesën më të madhe të kohës duke menduar për veten e tyre, e kishin të vështirë të përvetësonin çdo informacion për ata përreth tyre. Ata zbuluan se njerëzit me narcisizëm të lartë shfaqin probleme të vazhdueshme të kujtesës.

“Këta njerëz mund të mos u pëlqejnë kur dikush tjetër nuk ua kujton emrin, por ata mund të mos jenë në gjendje ta vendosin veten në vendin e njerëzve që janë trajtuar në këtë mënyrë në dukje përçmuese,” tha Susan Kraus Whitborn, një profesore psikologjie në Universitetin e Massachusetts.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!