Nuk mund të flini sado të lodhur të jeni? Ky është një nga gabimet që bëni në dimër

schedule20:21 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 20:21 - 29 Dhjetor, 2022

Përveçse dhoma ku flini duhet të jetë e pastër dhe e rregullt, e rëndësishme është edhe një gjë tjetër, ajo është temperatura, sidomos në ditët e dimrit.

Ekspertët nuk ju këshillojnë të ngrohni dhomën para se të flini, pasi kjo mund të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj. Në mbrëmje temperatura e trupit bie ngadalë, që është një nga sinjalet se është koha për të fjetur. Megjithatë, nëse dhoma është shumë e ngrohtë, trupi juaj nuk do të jetë në gjendje të relaksohet dhe të përgatitet për gjumë, pavarësisht se sa përgjumur jeni.

Gjithashtu, ngrohja e dhomës rrit nivelin e monoksidit të karbonit, veçanërisht nëse ngroheni me dru, gjë që mund të ndikojë shtesë në gjumin, si dhe në sistemin e frymëmarrjes gjatë natës. Një tjetër problem mund të shfaqet, që është lëkura e thatë, pikërisht për shkak të mungesës së lagështirës. Nëse keni radiatorë, për të reduktuar thatësinë e ajrit, nuk është keq të vendosni mbi to copa të lagura ose enë me ujë, kryesisht qeramike.

Në vend që të ngrohni hapësirën ku flini, është shumë më mirë të bëni një dush të nxehtë, të vishni disa çorape dhe të shkoni në shtrat. Gjithashtu, çaji i nxehtë para se të flini është një mënyrë e shkëlqyer për të ngrohur trupin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!