Tani që përfundoi numërimi edhe për kandidatët në LSI janë duke u përballur me dilemën se ku do të zgjedhë të jetë deputete Monika Kryemadhi, vendim i cili do të vendosë fatin politik të Floida Kërpaçit ose Kejdi Mehmetajt.
Nëse do të zgjedhë të rrijë në Tiranë, Kryemadhi nuk i jep shans Floida Kërpaçit, e cila është e dyta nga gratë e LSI që ka marrë më shumë vota pas Kryemadhit.
Ndërkohë, ikja e Kryemadhit nga Fieri do t’i hapte vendin Kejdi Mehmetajt. Nëse Kryemadhi qendron në Fier, digjet Mehmetaj dhe mandatin e merr Floida Kërpaçi për shkak se ka vota më tepër se Klajda Gjosha edhe pse kjo e fundit është renditur si numri 4 në listën e LSI-së në Tiranë.
Por çfarë ndodhi te LSI sa i përket votave që kanë marrë kandidatët?
Kryemadhi nuk është kandidatja më e votuar e LSI-së në Tiranë. Më i votuari është Përparim Spahiu me 3 402 vota, ndërsa Kryemadhi ka marrë 2 436 vota.
Lexo edhe: EMRAT/ Celibashi nxjerr listën zyrtare të deputetëve të Kuvendit të ri të Shqipërisë
Megjithatë, Spahiu nuk është në Kuvend pasi ishte listuar si numri pesë në listën e LSI-së në Tiranë. Ndërkohë nga 466 mijë votues të Tiranës, nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka arritur të marrë më pak se 400 vota. /abcnews.al