Nuk mori asnjë qindarkë nga paga, ish-deputeti i fal shtetit edhe shpërblimin: 100 mln lekë për ndihmat e tërmetit

schedule15:00 - 20 Shtator, 2021

schedule 15:00 - 20 Shtator, 2021

Erion Piciri, deputeti i “opozitës së re”, që pranoi mandatin por jo pagën në dy vitet e shkuara, ka refuzuar të marrë shpërblimin që jep Kuvendi pas përfundimit të mandatit.

Në total kjo pagë përbën një vlerë  rreth 25 milion lekë të vjetra. Ai shprehet në një status në rrjetet sociale se bashkë kohën kur ishte deputet i lë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë.

“Mbyllja e një kapitulli, hapja e një të riu. Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, me heqjen dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare.

I gjithë aktiviteti im pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë. Nga sot më i lirë, filloj të mendoj për rikthimin në botën universitare dhe angazhimeve të tjera në hapësirën publike”, shkruan ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!