Në fjalën e tij përmbyllëse në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP26, Presidenti i SHBA, Joe Biden kritikoi Kinën dhe Rusinë për mospjesëmarrje në atë që konsiderohet si samiti më i rëndësishëm mjedisor.
Biden i bëri thirrje Kinës dhe Rusisë teksa iu përgjigj një pyetjeje mbi këtë çështje nga Phil Mattingly i CNN.
“Unë mendoj se ka qenë një gabim i madh, sinqerisht, për Kinën,”-tha Biden nga Glasgow, përcjell abcnews.al.
“Pjesa tjetër e botës do të shikojë nga Kina dhe do të thotë, “Çfarë vlere të shtuar po ofrojnë?” Dhe ata kanë humbur aftësinë për të influencuar njerëzit në mbarë botën dhe të gjithë njerëzit këtu në COP, në të njëjtën mënyrë unë do të argumentoja në lidhje me Rusinë,”- shtoi ai.
Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin nuk shkuan në COP26 dhe Biden theksoi ndryshimin nga sjellja e SHBA. “Ne jemi këtu dhe duke u paraqitur kemi pasur një ndikim të thellë në mënyrën se si mendoj se pjesa tjetër e botës po e shikon Shtetet e Bashkuara dhe rolin e saj udhëheqës”, tha Biden. g.v/abcnews.al