Nuk morëm bileta për sfidën ndaj Ishujve Faroe, tifo-grupi “Plisat”: Kthehemi në ditë të vështira

schedule18:24 - 20 Nëntor, 2023

schedule 18:24 - 20 Nëntor, 2023

Shqipëria luan ndeshjen përmbyllëse të këtyre eliminatoreve në kuadër të Euro 2024, teksa kuqezinjtë presin në Air Albania, Ishujt Faroe. Të besuarit e trajnerit Sylvinho tashmë e kanë të garantuar pjesëmarrjen në Europianin e verës së ardhshme në Gjermani, por do të tentojnë edhe vendin e parë në grup, ku iu mjafton edhe vetëm një pikë.

Në stadiumin kombëtar pritet një festë e madhe nga tifozët kuqezinj, mirëpo ka edhe nga ata që kanë mbetur jashtë impiantit. I tillë është rasti i tifogrupit “Plisat”, të cilët së fundmi kanë reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se pavarësisht se ndjehen të përjashtuar nga festa, sërish do ta mbështesin gjithnjë kombëtaren. /i.m /abcnews.al 

Reagimi i plotë i “Plisave” në Facebook: