Entuziazmi i fillimit të kampionatit është shuar dhe Fiorentina ndodhet në krizë. Vetëm 4 pikë të grumbulluara në 6 ndeshjet e fundit janë fare pak dhe trajneri Montella rrezikon shumë shkarkimin.
Klubi nga Firence ka marrë një lajm negativ gjatë ditës së sotme. Franck Ribery qëndron pushim prej ndeshjes së 30 nëntorit kundër Lecces. 36-vjeçari u dëmtua në kavilje dhe sot ka tentuar të stërvitet me grupin.
Dhimbjet nuk e kanë lënë të qetë dhe francezi i është nënshtruar një kontrolli të specializuar. Mjekët kanë vendosur që lojtari t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të sjellë rikuperimin e plotë të dëmtimit.
Fiorentina ka bërë gjithçka publike me një postim në rrjetet sociale, teksa operacioni do të kryhet ditën e sotme, ndërsa pritet të mësohet dhe koha e saktë e rikthimit të kampionit francez në fushë. /abcnews.al
? | REPORT MEDICO: @FranckRibery
➡️ https://t.co/l3RCPlKr3F pic.twitter.com/xx9cawMV66
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) December 12, 2019