Nuk miratohet sërish rezoluta/ Nënkryetari i AAK-së: Qeveria po e injoron komplet policinë e Kosovës

schedule16:22 - 19 Tetor, 2023

schedule 16:22 - 19 Tetor, 2023

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë sërish rezolutën për policinë. Lëvizja Vetëvendosje bojkotoi seancën ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca votoi pro që të futej në rendin e ditës.

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, në një intervistë për “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku theksoi se është për të ardhur keq për këtë qëndrim të ngurtë të qeverisë ndaj policisë.

“Ne kemi pritur që maxhoranca të mos bojkotojë seancën dhe të vijë, të debatojë për ata që ne i kemi quajtur krenaria e Kosovës, për ata që po na ofrojnë sigurinë në tërë territorin e Kosovës.

Por doli e kundërta që maxhoranca dhe qeveria nuk e çan kokën fort për policinë për t’ju ofruar atë që iu takon.

Për të ardhur keq kur një qëndrim i tillë është i ngurtë dhe e injorojnë komplet policinë e Kosovës.

Sot kam kuptuar se qeveria dhe maxhoranca vetëm i kanë sa për të marrë vota dhe që t’ju ofrojë kushte dhe jo nuk ekzistojnë në fjalorin e tyre që t’ju ofrojnë shërbime më të mira, sigurime jetësore.

Sot totalisht është injoruar kërkesa e opozitës që do të shkonte në favor të policisë së Kosovës, që me të vërtetë është policia më profesionale në rajon.”, u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!