Vangjel Tavo thotë se nuk mund ta pengojnë për të marrë pjesë në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Himarës, pasi është përfaqësues, si prefekt i qarkut të Vlorës.
Në një intervistë për ABC News, Tavo u shpreh se personat të cilët e donin jashtë mbledhjes dhe krijuan tension, ishin të motivuar politikisht.
Sipas tij, çështja e pronave mbetet e pazgjidhur në shumë bashki të vendit.
“Nuk është normale, kuptohet. Unë nuk erdha këtu, për t’i shërbyer vetëm një pjese komuniteti, por për t’i shërbyer të gjithë komunitetit të qarkut të Vlorës. Është normale që, derisa edhe të më njohin, të fillojnë bashkëpunimin me prefektin e ri, të ketë edhe mosmarrvëshje, edhe mosprani, padyshim, nuk kemi pse fshihemi mbrapa këtij gishti, janë të motivuar, ajo dihet. Është një çështje tjetër pastaj. Nuk më pengon njeri që të marr pjesë, isha përfaqësues si prefekt i qarkut të Vlorë. Ky ishte misioni im. Nuk kam folur, nuk shkova për të folur. Nuk kishte vetëm himariotë, iishin edhe të tjerë atje.
Mendoj se për arsye jo vetëm 12-vjeçare, por 30-vjeçare të ndryshimit të sistemit politik, çështja e pronave në shumë bashki nuk është zgjidhur akoma. Në Himarë është problematikë më e theksuar. Do përpiqem që t’i jap drejtim dhe zgjidhje, është çështja e trajtimit të pronave. Unë jam përpjekur në Dropull për një zgjidhje, pothuajse janë vënë në rrugën e zgjidhjes”, theksoi ai./abcnews.al

