“Nuk më kishte ndodhur kurrë, ishte si një Deja Vu”, Evra tregon për mjeshtrin Allegri

schedule20:17 - 27 Maj, 2021

schedule 20:17 - 27 Maj, 2021

Patrice Evra është shumë interesant në historitë e tij të treguara për mediet dhe së fundmi ka kujtuar një të tillë te Juventus, ku qëndroi për plot tre sezone. Francezi ka elozhe për ish-trajnerin e tij, Max Allegri nga i cili kujto një nga ndeshjet më të veçanta në karrierë.

Në një intervistë për mediet britanike Evra kujton një ndeshje ndaj Borussia Dortmund në sezonin 2014-15, të cilën Juventus e fitoi pastër 3-0 dhe u kualifikua në çerekfinale të Champions League. Evra tregon gjithë mësimet dhe leksionet e Allegrit dhe gjithçka ishte materializuar në fushë.

“Allegri më ka surprizuar më shumë nga të gjithë trajnerët. Ai është tjetër nivel për taktikën, si të gjithë italianët, të bëjnë taktikë një orë para stërvitjes, një orë para ndeshjes. Më kujtohet një ndeshje ndaj Borussia Dortmund, ishte çerekfinalja e Champions League dhe para ndeshjes Allegri tha se kjo do jetë si një ndeshje miqësore.

Isha shumë i çuditur. Por në pamë gjithçka rreth në video rreth hapësirave që ata linin, pikave të dobëta, gjithçkaje. E dëgjuam me kujdes dhe vëmendje dhe ditën e ndeshjes ishte diçka që, ju betohem se ishte hera e parë në gjithë karrierën time që më ndodhte. Çdo gjë që pamë dhe na tregoi në analizë, ishte si një Deja Vu, e pamë dhe e bëmë në ndeshje”, tregoi Evra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!