Nuk marrin pagat, rreth 400 minatorë të Trepçës hyjnë në grevë

schedule11:59 - 1 Mars, 2021

schedule 11:59 - 1 Mars, 2021

Rreth 400 minatorë të Minierës së Artanës kanë hyrë në grevë, pasi nuk u janë përmbushur kushtet e  kërkuara dhe nuk kanë marrë pagat për muajin janar.

kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani në një prononcim për mediat është shprehur se për shkak të mungesës së pagës ato do të qëndrojnë në grevë deri në një përgjigje të plotë për këtë.

Minatorët e ndërrimit të parë dhe të dytë të minierës së Stan Tërgut dhe Artanës kanë hyrë në grevë, për shkak që deri më sot nuk e kanë marr pagën e muajit janar. Jemi në pritje të marrjes të kësaj page. Ende nuk e dimë se kur do të del paga”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu, disa herë punëtorët e kombinatit Trepçës kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!