Nga studio e Byro Politike gazetari Artan Hoxha i bëri apel kryeministri Rama që para se të miratojë ligjin special për grupin KÇK (kap ç’të kapësh), duhet të merret me administratën dhe të forcojë hallkat ligjzbatuese, që sipas tij kanë dalë nga binarët.
“Rama para se të bëjë ligjin special ai të merret me administratën, që t’i qëndrojë ligjit. Duhet të forcojë hallkat që kanë lëvizur nga binarët dhe t’u ofrojë agjencive të zbatimit të ligjit fondet e duhura dhe njerëzit e duhur se t’i s’mund të luftosh krimin me policë që marrin 400-550 mijë lekë kur krimi 10 mijë euro i kanë hedhur në rrugë e i ka djegur”.
Për Hoxhën krimi nuk kërcënon prokurorët e ndershëm që kanë zbatuar ligjin, duke sjellë në vëmendje ata prokurorë që ecin lirshëm në rrugë, me biçikletë dhe pa shoqërues. Prokuroria, sipas Hoxhës është shtylla që mban shtetin.
“Pse nuk kërcënojnë ata prokurorët e ndershëm? Pse nuk janë vrarë ata prokurorë, as shoqërues nuk kanë, madje ecin me biçikletë ? Pse? Sepse kanë zbatuar ligjin.
Prokuroria është shtyllë që mban shtetin. Ai përfaqëson republikën e Shqipërisë. Është një ngjarje që duhet të na shkundë”. /abcnews.al